FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xhejms mund i vetëm Teutën, Laçi shkatërron Luftëtarin në duelin e parë (VIDEO)

Skënderbeu hedh një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Ilir Dajës ka fituar 2-0 në ndeshjet e parë të luajtur në Durrës ndaj Teutës, duke hipotekuar gjithçka. Xhejms ishte protagonist absolut duke shënuar dy gola ndaj ekipit të Nicës, që zhvilloi një tjetër ndeshje të dobët pas sfidës me Teutën.


Durrsakët ishin të rrezikshëm në mintat e para, teksa rrezikuan autogolin pas një aksioni të Çyrbjas. Skënderbeu fiton një 11-metërsh në minutën e 24-t, por goditja e Lilaj ndalet në shtyllë. Goli gjithsesi nuk do të vononte, pasi në minutën e 35-të, Xhejms gjeti rrugën e rrjetës, pasi ju shmang bukur mbrojtjes vendase. Pjesa e dytë nuk dhuron shumë emocione, teksa korçaret mbyllën gjithçka duke shënuar golin e dytë, srish me Xhejms në minutën e 75-të, pas një gabimi në reshtim të durrsakëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Laçi ka bërë një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, pasi ka mundur Luftëtarin me shifrat 3-0 në ndeshjen e parë çerekfinale. Skuadra e Mezanit ka dominuar plotësisht pjesën e parë të ndeshjes dhe ka gjetur rrjetën me anë të Nikës dhe Rexhinaldos. Luftëtari kërkoi që të reagonte, por u ndëshkua nga një tjetër gol, i cili u shënuar nga Qaqi. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?