Xhiufredi: Hysaj ka tre vite që i ka futur pilotin automatik!

Menaxheri i Hysajt, Mario Xhiufredi vazhdon të bëjë elozhe për mbrojtësin shqiptar. Futbollisti i kombëtares sonë po kalon një formë të shkëlqyer në javët e fundit, duke marrë vlerësimet nga specialist të ndryshëm.

“Nuk kam më çfarë të them për Hysajn. U bënë tre vite që ka futur pilotin automatik duke dhënë paraqitje mesatarisht të larta. Ai nuk ka mbushur ende 24 vjet dhe mendoj se Elseidi është aktualisht i padiskutueshëm”, tha Xhiufredi për “NapoliSoccer.NET”.

Agjenti i njohur nuk i kurseu vlerësimet as vlerësimet për Mario Ruin, të cilin e vlerësoi si një nga më të mirët në Itali në krahun e majtë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?