Yjet e Barcelonës dalin kundër transferimit të Griezmann

Antoinne Griezmann disa ditë më parë njoftoi zyrtarisht largimin nga skuadra e Atletico Madrid përmes një video-mesazhi drejtuar tifozëve.  Mediat spanjolle, por edhe ato franceze të bëjnë thuajse të sigurt kalimin e kampionit të botës te Barcelona, pranë të cilës ishte edhe verën e kaluar, por në fund zgjidhi të mbetet në Madrid.

 

Megjithatë përtej dëshirës së drejtuesve të klubit katalan, futbollistët “blaugrana” duke filluar që nga Lionel Messi, nuk janë aspak në favor të një transferimi të tillë, duke mos aprovuar blerjen e francezit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat katalane raportojnë se tashmë drejtuesit do të duhet të bëjnë llogaritë me një çështje që nuk e kishin menduar, pasi francezi nuk shikohet me sy të mirë në dhomat e zhveshjes dhe mund të prishë harmoninë në ekip.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?