Yjet e Danimarkës heqin dorë nga bojkoti, rikthehen në sfidën e Ligës së Kombeve

Federata Daneze e Futbollit ka arritur të gjejë një marrëveshje me futbollistët e kombëtares, duke i bindur këta të fundit të rikthehen në grumbullim dhe të jenë gati për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, atë ndaj Uellsit.

Drejtuesit e Federatës kanë plotësuar kërkesat e futbollistëve për shfrytëzimin e të drejtës së imazhit, ndërsa këta të fundit janë rikthyer menjëherë dhe kanë treguar se janë gati të japin më të mirën në fushë.

UEFA kërcënoi Danimarkën se në rast se nuk do të paraqitej për ndeshjen ndaj Uellsit, atëherë do të përballej me një pezullim jo vetëm nga Liga e Kombeve, por edhe eliminatoret e Euro 2020-ës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?