Yjet e skuadrës së Dortmundit e pësojnë keq për shkak të një qebapi

Kur të “thërret” uria, nuk ke çfarë të bësh, thjesht të gjesh diçka për të mbushur stomakun. Kjo gjë ka ndodhur me disa lojtarë të Borusia Dortmund, në një grumbullim në Marbela të Spanjës. Futbollistët verdhezi ishin të uritur, por e kanë pësuar keq pasi kanë ngrënë qebap.

Sipas një lajmi të publikuar nga e përditshmja gjermane “BILD”, futbollistët e Dortmundit kanë rënë viktimë e një helmimi pas konsumimit të qebapëve në Spanjë ku ndodheshin për fazën përgatitore përpjesën e dytë të sezonit. Burki, Veidenfeler, Bartra, Toprak, Shurle, Pulisiç, Larsen, dhe Shahin kanë qenë të pafat.

Nëntë lojtarët të ekipit gjerman kishin ngrënë nga një qebap me disa përbërës të cilët u kanë shkaktuar probleme. Ata rrezikojnë që të mos luajnë në fundjavë me skuadrën e tyre në ndeshjen ndaj Volfsburgut, e cila do të jetë e para për vitin 2018. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?