Ylli i Izraelit: Kundër Shqipërisë luaj edhe me një këmbë

Izraeli ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme më përmbysje përballë Skocisë. Kjo fitore i vlen shumë skuadrës izraelite para ndeshjes që do të luajë të dielën ndaj Shqipërisë.

Por ajo që bie në sy është dhe një eufori e madhe që ka kapur ekipin e Izraelit dhe në veçanti futbollistin e Salzburgut, Munas Dabbur.

Në një prononcim pas ndeshjes ai u shpreh: “Ishte shumë e rëndësishme të fitonim ndaj Skocisë, dhe mua personalisht më është dukur si fitorja e parë në karrierë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më vjen mirë që arritëm të merrnim rezultat, pasi kemi luajtur mirë, kemi bërë futboll të mirë dhe në fund ia dolëm. Ishte ndeshje ku të gjithë lojtarët kërkonin maksimumin dhe Skocia mjaftohej edhe me një pikë. Në ndeshjen ndaj Shqipërisë unë do të luaj edhe nëse nuk kam njërën këmbë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?