FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ylli i Liverpool akuzohet për vënie bastesh, reagon klubi

Sulmuesi i Liverpool-it, Daniel Sturridge ka hedhur poshtë pretendimet e Federatës Angleze të Futbollit si lojtarë i lojërave të fatit.

Reagimi i anglezit ka ardhur përmes zëdhënësit te klubit “The Reds”, që në një komunikatë të shpërndarë në faqen zyrtare në internet hedh poshtë akuzat e FA rreth përfshirjes së Sturridge në këtë “biznes”, i cili është kategorikisht i ndaluar për futbollistët.

“Danieli ka dhënë bashkëpunimin e tij të plotë dhe pa mëdyshje gjatë gjithë këtij procesi dhe ka siguruar klubin që do të vazhdojë ta bëjë këtë. Ai ka deklaruar se kurrë nuk ka luajtur të tilla lojra, ashtu si me çdo çështje të kësaj natyre. Ne do të lejojmë që procesi të përfundojë në tërësinë e tij para se të bëjë ndonjë koment të mëtejshëm “.-thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sturridge ka kohë t’i përgjigjet akuzave deri në orën 18:00 të së martës së 20 nëntorit, akuza që mund ta dënojmë me një gjobë të majme ose një pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Swiss Digital Mobile Reklama

FA shtrëngoi rregulloren e saj në vitin 2014, ku ndaloheshin lojtarët në tetë divizionet e Anglisë për të vendosur baste në çdo aktivitet të lidhur me futbollin, kudo në botë.

Një deklaratë në faqen zyrtare të FA-së tha: “Daniel Sturridge është akuzuar për sjellje të pahijshme në lidhje me dyshimin (1) (a) (ii) dhe rregullit E8 (1) (b), gjatë periudhës janar 2018.

Sturridge u largua nga Liverpool në janar, duke u bashkuar me Ëest Brom në hua deri në fund të sezonit të kaluar përpara se të kthehej në verë te Liverpool-i. Sulmuesi ka qenë një element kyç për skuadrën e Jurgen Klopp deri më tani, duke shënuar katër gola në shtatë paraqitjet e tij deri më tani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?