Ylli i Tottenhamit fiton Kupën e Azisë dhe shmang shërbimin ushtarak

Koreja e Jugut U-23 ka triumfuar në futboll, në Lojërat Aziatike, pasi mposhti në finale Japoninë me rezultatin 2-1. Koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola, ndërsa në 30 minutat shtesë koreano-jugorët shënuan dy herë dhe goli i Japonisë pak më vonë vlejti vetëm për statistikë.

Futbollisti që është gëzuar më shumë nga triumfi ishte ylli i Tottenhamit, Hueng Min-Son, i cili pas këtij triumfi do të rikthehet të luajë në Londër.

Në rast se Koreja e Jugut nuk do t’ia dilte, sulmuesi i “Spurs-ave” do të detyrohej të bënte shërbimin e detyruar ushtarak në atdheun e tij, për 24 muaj. Gjithsesi ligji koreano-jugor përjashton nga shërbimi ushtarak sportistët që sjellin medalje dhe tashëm Hueng Min-Son është një nga ata që ka marrë medalje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?