FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zamparini shet Palermon për një shifër qesharake

Maurizio Zamparini e ka shitur përfundimisht Palermon dhe ia ka dhuruar një kompanie në Londër për vetëm 10 euro, ka lajmëruar klubi i Serisë B italiane. Prej të premtes në mbrëmje biznesmeni 77-vjeçar nuk do të jetë më pronari i klubit siçilian, ndërkohë që nuk dihen detaje mbi pronarët e rinj. Klubi italian ka publikuar edhe një letër të hapur të Zamparini-t për tifozët palermitanë.

“Duke menduar për të ardhmen e klubit dhe për tifozerinë palermitane, me dhimbje kam firmosur daljen time nga pronësia e klubit. Objektivi i vendosur prej kohësh ishte gjetja e biznesmenëve të aftë të vijonin punën time, por me potencial më të madh ekonomik, pasi për këtë klub duhen investime të mëdha, që unë nuk isha më në gjendje t’i bëja.

Përveç Palermos, që e kam shitur për vetëm 10 euro, u kam shitur pronarëve të rinj të klubit edhe shoqërinë Mepal, me pronarët e rinj që do të shlyejnë 22.800.000 euro, shifër që do të kalojë në arkat e klubit. Pronarët e rinj do të ndërmarrin aktivitetet e duhura për të ndërtuar stadium dhe një qendër sportive, projekte të aprovuara nga bashkia”, deklaroi Zamparini.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?