Zbardhet dokumenti/ Skënderbeu rrezikon 10 vjet dënim nga UEFA, por dhe 1 mln euro gjobë
Skëndërbeu rrezikon një penalizim të rëndë prej 10 vitesh pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare, kjo bazuar në pretencën e inspektorëve të Disiplinës së UEFA-s.
Ky është vazhdimi i një procesi që ka zgjatur më tepër se dy vite nga organi i futbollit europian për Skënderbeun.
Ekipi korçar është penalizuar nga UEFA dy vite më parë me një sezon përjashtim nga aktivitetet ndërkombëtare për dyshime në implikime të ndeshjeve me rezultate të paracaktuara, shkruan Tch.
Ky ka qenë një penalizim administrativ dhe sipas UEFA-s, pritet edhe një penalizim disiplinor. Pikërisht për këtë arsye është edhe kjo kërkesë e inspektorëve të Komisionit të Disiplinës së UEFA-s, ndaj Komisionit të Apelit, një proces i cili do të zhvillohet në ditët në vazhdim. Për momentin ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar rreth këtij procesi disiplinor.
/Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

