Zbardhet formacioni i Shqipërisë për sfidën me Turqinë

Kombëtarja shqiptare të premten në mbrëmje do të luajë sfidën e parë eliminatore ndaj Turqisë. Trajneri Christian Panucci duket se e ka ideuar skuadrën që do të hedhë të premten në fushë dhe janë pak dilema ose surpriza të papritura që mund të sjellin ndryshime. Në mungesë të Mavrajt, kapiteni i ekipit do të jetë Elseid Hysaj.

Strategu italian pritet që të zbresë në fushë me vendosjen 4-3-3. Në portë do të luajë Etrit Berisha. Në mbrojtje Hysaj dhe Aliji nga krahët, ndërkohë që Ismajli dhe Gjimshiti do të formojnë dyshen e qendrës. Xhaka, Abrashi, Xhaka dhe Memushaj kompletojnë treshen e mesfushës ndërkohë që në sulm Uzuni dhe Grezda do të mbështesin Sadikun.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?