Zbulimi i ri i Panuçit: Erdha te Shqipëria se nuk më ftoi Italia
Kristian Panuçi ka grumbulluar për herë të parë me kombëtaren shqiptare, sulmuesin e talentuar, Xhakomo Vrioni.
Djaloshi 20-vjeçar ka dalë sot në konferencën për shtyp para ndeshjes me Joordaninë para gazetarëve duke shpjeguar pse pranoi ftesën kuqezi.
Ai ka pranuar me gojën e tij se ka pranuar ftesën e Shqipërisë, pikërisht se nuk e grumbullonte më Italia.
Ja intevista e tij:
Ftoheni për herë të parë në kombëtaren shqiptare, si ndjeheni?
Jam shumë i lumtur pasi nuk e prisja, ndërsa tani do të jap maksimumin.
Largimi nga Italia për të luajtur me Shqipërinë?
Erdha te Shqipëria vitin e kaluar pasi Italia nuk po më grumbullonte më. Bëra një rivlerësim me familjen dhe vendosa të vij këtu.
Do e kesh më të lehtë me mungesën e sulmuesve?
Jo e lehtë nuk është në asnjë vend. Këtu ka shumë sulmus tëfortë që kanë luajtur në Shqipëri dhe trajneri bën zgjedhjet e veta. Por unë do ta vë në dyshim deri në fund.
Të mjafton të vetëkënaqesh me grumbullimin apo ke një objektiv?
Po, po normale. Objektivi është të luaj sa më shumë dhe të bëj gol.
Mendoni se mund të arrini suksesin e e para dy viteve, ju të dy?
Këtë objektiv do e bëjmë të gjithë së bashku. Jo dy apo tre lojtarë. Jemi i gjithë ekipi që e do ta arrijë atë objektiv.
Si e ke parë Kombëtaren nga jashtë?
Si tifoz e shikoj mirë Kombëtaren. Me Izraelin bëmë një ndeshje shumë të mirë dhe fituam. Me Skocinë e kishim më të vështirë, ata ishin të fortë dhe luanim në transfertë.
Përballja me Izraelin në transfertë?
E vështirë si të gjithë sfidat. Shpresojmë të fitojmë që të marrim një rezultat pozitiv.
Shpreson që të marrësh sa më shumë minuta që në ndeshjen e parë?
Po shpresoj, pasi kam shumë vullnet për të luajtur dhe shpresoj që të luaj.
Kush të inspiron te Kombëtarja?
Më ka inspiruar Sadiku, ndërsa tani kam Balajn, është një sulmues i mirë.
Ku ke dëshirë që të shkosh në kampionatin italian?
Shpresoj që të iki sa më larg. Klubin e preferuar kam Interin.
KOHA JONË SONDAZH

