FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulimi tronditës i yllit të NBA: Kam kaluar gjashtë sulme në zemër

Dy herë kampioni i NBA-së Lamar Odom ka treguar një histori vërtetë të frikshme. Në një intervistë, Odom ka zbuluar se ai ka pësuar 12 goditje dhe gjashtë sulme në zemër gjatë një koma treditore, të pësuar nga një mbidozë e kokainës në një bordello.

“Të gjithë mjekët e mi që më shohin thonë se unë jam një mrekulli në këmbë“,-tha ish-ylli i NBA. “Kam pasur 12 goditje dhe gjashtë sulme në zemër, ndërsa isha në koma”, shtoi ai.

Në tetor të vitit 2015, Odom u gjet i pavetëdijshëm në një bordello Las Vegas të quajtur Love Ranch Cathouse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u dërgua në spital ku mjekët zbuluan se ai kishte mbidozë me kokainë. Në atë kohë, lojtari i Los Angeles Lakers ishte ligjërisht i martuar me yllin televiziv Khloe Kardashian, megjithëse ata u ndanë në vitin 2013 mbi pabesi dhe abuzimin e drogës së Odom. 38-vjeçari u pezullua dy herë nga NBA gjatë ditëve të tij të lojës për pirjen e marihuanës dhe u arrestua për BDI.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas këtyre ngjarjeve, Odom shkoi në një qendër rehabilitimi dhe tani pretendon se ka hequr dorë nga përdorimi i kokainës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?