Zbulohen 3 nga objektivat e Interit në merkaton e verës

Inter po planifikon lëvizjet për sezonin e ardhshëm, edhe pse aktualisht është e fokusuar te sigurimi matematikor i titullit kampion. Emra të njohur nga merkatoja e kaluar janë rikthyer në listën e objektivave: Manu Koné, Moussa Diaby dhe Curtis Jones.

Interesi për Kone nuk është shuar asnjëherë. Mesfushori francez ishte kërkuar nga trajneri Cristian Chivu për t’i dhënë më shumë forcë fizike mesfushës. Roma kishte menduar ta shiste për arsye financiare, por në fund vendosi ta mbajë. Tani situata mund të ndryshojë për shkak të kufizimeve të Fair Play Financiar, që mund të detyrojnë klubin verdhekuq të bëjë një shitje të madhe deri më 30 qershor, me Koné që konsiderohet ndër më të sakrifikueshmit.

Në mesfushë mbetet në vëzhgim edhe Jones. Lojtari i Liverpool ka kontratë deri në vitin 2027, por nuk duket i prirur për rinovim pasi kërkon më shumë hapësira. Klubi anglez mund të pranojë shitjen, por konkurrenca nga Aston Villa dhe skuadra të tjera të Premier League e bën operacionin më të vështirë. Gjithashtu, shumë do të varet nga e ardhmja e mesfushorëve aktualë si Hakan Çalhanoğlu dhe Henrikh Mkhitaryan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sulm, rikthehet pista për Diaby. Francezi, aktualisht te Al-Ittihad, dëshiron të rikthehet në Europë dhe Inter e sheh si profil ideal për të shtuar shpejtësi dhe paparashikueshmëri në repartin ofensiv. Tentativat e mëparshme nuk u finalizuan për shkak të mungesës së marrëveshjes mes klubeve, por situata mund të ndryshojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një faktor kyç mund të jetë edhe lëvizja e mundshme e Mohamed Salah drejt Arabisë Saudite, që do t’i hapte rrugën largimit të Diaby nga Al-Ittihad. Në këtë rast, Inter është gati të rikthehet fuqishëm në garë për ta sjellë në “San Siro”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?