FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohen 5 emrat që kërkon Conte në merkato tek Interi

Antonio Conte është shumë pranë marrjes së pankinës së Interit.  Psi fitoi gjyqin ndaj Chelsea-t, strategu italian është gati për të marrë drejtimin e zikaltërve. Mbërritja e tij në Milano mund të shoqërohet me një merkato të fuqishme të drejtuesve, teksa së fundmi qarkullojnë shumë emra.

Në numrin e sotëm të gazetës italiane “Gazzetta dello Sport:, 5 janë emrat që janë në listën e Contes. Vështirë se mund të mbërrijnë të gjithë, por shpresat janë që të paktën të mbërrijë ndonjëri prej tyre.

Në mbrojtje është zyrtare transferimi i Diego Godin, në mesfushë qarkullojnë dy emra, të rinj dhe italian. I pari është Niloco Barella (për të cilin Caglari kërkon shumë) dhe Lorenzo Pellegrini i Romës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sulm Conte kërkon një mes Edin Dzeko dhe Romelu Lukaku. Me shumë mundësi do të vijë boshnjaku, pasi ka një vlerë më të ulët në merkato. Në fund është një emër që është në listën e disa skuadrave të mëdha: Federico Chiesa, për të cilin duket se e ardhmja do të jetë jashtë Firences. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?