Zbulohen 6 gjyqtarët që do të arbitrojnë sonte në mbrëmje derbin Partizani-Tirana
Partizani-Tirana është ndeshja më e rëndësishme e këtij raundi, për këtë arsye që kjo super sfidë që është edhe ndeshja më e rivalizuar dhe më e ndjerë në futbollin shqiptar të gjykohet nga 6 gjyqtarë.
Kryesor megjithatë nuk do të jetë arbitri i njohur që drejton edhe në arenën europiane, Enea Jorgji por lezhjani Eldorjan Hamiti i cili gjithashtu zotëron stemën e FIFA-s i ndihmuar nga dy anësorët Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha. Gjyqtarë mbas porte do të jenë Juxhin Xhaja dhe Klajdi Kola.
Gjyqtari i katërt është caktuar Dojando Myftari. Delegat i kësaj kryendeshjeje do të jetë vetë shefi i sektorit të garave në FSHF, Lysien Nurishmi. Kujtojmë se ky është derbi numër 151 mes Partizanit dhe Tiranës. Ai luhet për herë të dytë në këtë sezon, në Superiore. I pari u fitua 1-0 nga të kuqtë me golin e Esat Malës.
KOHA JONË SONDAZH

