Zbulohen fanellat e reja të kombëtares dhe mesazhi i shqiponjës (FOTO LAJM)

Federata Shqiptare e Futbollit, ka prezantuar ditën e sotme, uniformat e reja me të cilat ekipi kuqezi do të luajë edicionin e eliminatoreve të Europianit 2020. Uniforma që do të mbajnë veshur portierët, është pothuajse e njëjtë, me ngjyrë jeshile, dhe disa shirita të zi të vegjël, në pjesën e shpatullave. Ndërkohë, edhe tutat e portierit janë ngjyrë jeshile.

Edhe uniforma e dytë dhe e tretë, në thelb janë të njëjta. E dyta, do të jetë e bardhë, me një jakë të zezë, si edhe tutat e bardha. Ndërsa, e treta do të jetë tërësisht e zezë, me tutat dhe getat gjithashtu të zeza.

Ndërkohë, uniforma e parë do të jetë e kuqe, me një jakë të zezë, ndërsa tutat do të jenë të zeza, e getat në ngjyrë të kuqe. Ndërkohë, risia e sponsorit “Macron”, këtë herë konsiston në figurën e vendosur përpara të tre llojeve të fanellave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aty është e ndërtuar një shqiponjë, pak a shumë si në fanellat e “Euro 2016”, por tashmë në një formë paksa më të çrregullt dhe abstrakte.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?