Zbulohen gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në derbin Tirana-Partizani
Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani rikthehet thuajse pas një viti e gjysmë, teksa pritet që të dhurojë emocione dhe spektakël. Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur edhe treshen e arbitrave që do të gjykojnë këtë ndeshje.
Mësohet se në “Selman Stërmasi” do të vendosë drejtësi kryesori i kolegjiumit të Elbasanit, Enea Jorgji, ndërsa ndihmës së tij do të jenë Rejdi Avdo dhe Ermal Barushi.
Të gjithë këta arbitra janë shumë të njohur në futbollin shqiptar si dhe kanë marrë stemën e FIFA-s. Për herë të fundit Enea Jorgji ka drejtuar një përballje Tirana-Partizani në shtator të 2016, takim që u luajt në “Elbasan Arena” dhe u mbyll në barazim 0-0.
KOHA JONË SONDAZH

