FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohen kandidatët për të zënë vendin e Mourinhos te United

Manchester United është sërish në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Jose Mourinhos. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” do të jenë të detyruar që t’i paguajnë 24 milionë paund strategut portugez për pritje të parakohshme të kontratës mes tyre.

“Sun Sports” ka zbuluar se në krye të listës për ta zëvendësuar është Mauricio Pochetino, por ka edhe emra të tjerë që janë në lojë për të zënë vendin e “Special One”.

Laurent Blanc e njeh mjaft mirë ambientin e ekipit të United, pasi ka punuar si asistent i Jose Mourinhos. Zidane ndërkohë është një trajner i lirë, teksa pas aventurës me Real Madrid mund të provojë një tjetër sdfidë në karrierën e tij në Premier League. Në të njëjtën pozitë është edhe Conte, por me ndryshimin se strategu italian ka provuar të drejtojë Chelsea-n, duke fituar Premier League që në sezonin e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arsen Wenger mund të jetë emri më surprizues duke marrë parasysh faktin se ai ka pasur shumë rivalitet me Ferguson, por mes tyre ka pasur gjithmonë miqësi dhe respekt. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?