Zbulohen pagat e çmendura të lojtarëve të Seria A

Janë zbuluar pagat e lojtarëve që luajnë në kampionatin italian Serie A, me Cristiano Ronaldon e Juventusit që është lojtari më i paguar dhe atë shumë më i paguar se pjesa tjetër.

Çdo sezon, e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”, e publikon listën me pagat e të gjithë lojtarëve të ligës elitare italiane, dhe këtë sezon fatura e pagave totale në Serie A është 1.1 miliard euro.

Siç edhe dihet, sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është lojtari më i paguar në Serie A, me pagë vjetore prej 31 milionë euro neto, trefish më shumë se i dyti, Gonzalo Higuain, që merr pagë vjetore prej 9.5 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paulo Dybala është lojtari i tretë më i paguar me 7 milionë euro në sezon, ndërsa gjashtë nga 10 lojtarët më të paguar në Serie A janë të Juventusit, përfshirë Miralem Pjanic, Douglas Costa, Emre Can dhe Leonardo Bonucci.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, është në top 10, me pagë vjetore 4.5 milionë euro, ndërsa Lorenzo Insigne është lojtari i vetëm i Napolit në top 10.

Fatura e pagave të Serisë A, për sezonin 2018/19

Juventus €219m

Milan €140m

Inter €116m

Roma €100m

Napoli €94m

Lazio €66m

Torino €43m

Fiorentina €37m

Sampdoria €36m

Bologna €34m

Sassuolo €30m

Cagliari €29m

Genoa €29m

Atalanta €27m

Udinese €26m

Parma €23m

Frosinone €22m

Chievo €21m

SPAL €21m

Empoli €16m

Lojtarët më të paguar në Serie A [neto]

Ronaldo €31m

Higuain €9,5m

Dybala €7m

Pjanic €6,5m

D. Costa €6m

Donnarumma €6m

Bonucci €5,5m

Emre Can €5m

Insigne €4,6m

Icardi €4,5m

Nainggolan €4,5m

Dzeko €4,5m

Perisic €4m

Khedira €4m

Mandzukic €4m

Chiellini €4m

Matuidi €4m

Cuadrado €4m

Szczesny €4m

Mertens €4m.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?