Zbulohen përgjigjet e Perez në vitin 2006: Casillas dhe Raul s’janë për Realin!
“El Confidencial” ka publikuar ditën e sotme disa audio ku dëgjohet Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, duke kritikuar ashpër Raul Gonzalez dhe Iker Casillas. Përgjimet janë bërë në vitin 2006, kur Perez po largohej nga drejtimi i klubit, ndërkohë që Raul dhe Casillas ishin lojtarë të Realit.
Perez dëgjohet të thotë: “Nuk është portier për Realin, kurrë nuk ka qenë. Është gabimi më i madh që kemi bërë. I dyti është Rauli. Gabimet e mëdha të Realit janë Casillas dhe Raul.
Raul është i keq, mendon se Reali është i tij dhe përdor gjithçka që ka në Madrid për të mirën e tij. Ai dhe përfaqësuesi i tij. Është fajtori kryesor që Realit nuk i ecën… Më dëgjo mua, një nga arsyet e largimit tim është ai. Sepse ai e di që ka mbaruar, por thotë që të marr me vete edhe të tjerët, ta shkatërroj Realin.
Është njeri negativ, po e shkatërron Realin dhe moralin e lojtarëve të tjerë. Ai do që njerëzit të mendojnë se skuadra është e dobët dhe se nuk ka ai faj. Nuk e zgjidhja dot këtë problem, kështu që po iki”, dëgjohet më tej Perez në audion e publikuar.
KOHA JONË SONDAZH

