FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohen rivalët e ekipeve shqiptarë nëse kalojnë turin e dytë në Europa League

Shorti për turin e tretë kualifikues të Europa League u hodh sot në Nyon të Zvicrës dhe ekipet shqiptare kanë mësuar rivalët me të cilët do të përballeshin, nëse kalojnë turin e dytë, gjë që nuk është aspak e lehtë!

Teuta, nëse kalon spanjollët e Granada, do të luajë kundër Lokomotiv Tbilis ose Dinamo Moskë, sërish brenda fushe, në Shqipëri. Kukësi, nëse bën mrekullinë ndaj Wolfsburg, do të luajë kundër ekipit ukrainas, Desna, si ekip pritës.

Laçi, në rast se kalon Hapoel Beer Sheva, mund të luajë kundër Coleraine ose ekipit skocez Motherwell. Shkëndija (nëse kalon Botosani) do të ketë mundësinë të luajë kundër gjigantëve të Tottenham Hotspur ose Lokomotiv Plodiv. Renova, në rast se kualifikohet kundër Hajduk Split, do të luajë me njërën nga dy skuadrat, Neftci Baku ose Galatasaray.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?