Zbulohet data dhe orari i “El Clasico”-s së parë për këtë sezon

“El Clasico” këtë vit për herë të parë nuk do të ketë asnjë mes Messit apo Ronaldos, por rivaliteti mes Barcelonës dhe Realit është më i madh se klasi i këtyre dy yjeve.

Në Spanjë tashmë kanë zbuluar datën dhe orën e ndeshjes së parë mes tyre. Bëhet fjalë për javën e 10-të, teksa Barcelona-Real Madrid do të luhet në datën 24 tetor në orën 16:15.

Një orar i pazakontë, por i kushtëzuar edhe nga marketingu në Azi për ta bërë këtë ndeshje që të ndiqet në çdo cep të botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?