Zbulohet dokumenti i Ronaldos që mund t’i hapë probleme Juventusit
Një dokument rrezikon të komprometojë pozicionin e Juventusit në lidhje me hetimet sportive e penale. Karta e famshme e Ronaldos është në duart e Guardia di Finanza-s, e cila e gjeti dokumentacionin, siç shkruan “Corriere della Sera” në zyrën e avokatit Federico Restano më 23 mars 2022, gjatë një kontrolli.
Bëhet fjalë për një marrëveshje mes palëve për pagesën e shtyrë prej 19.6 milionë eurosh si borxh i mbetur, që Juventusi kishte grumbulluar ndaj futbollistit portugez përpara transferimit të tij te Manchester United.
Një borxh që sipas hetuesve nuk është përfshirë asnjëherë në pasqyrat financiare dhe që, nëse konfirmohet, do ta komplikonte situatën e klubit të Juventusit të thirrur për t’u përgjigjur në gjykimin e marrëveshjes për pagat mujore të paguara për lojtarët e tij dhe heqja dorë nga një pjesë e pagesave.
Dokumenti që “teorikisht nuk duhet të ekzistojë”, janë fjalët e përdorura nga kreu i zyrës ligjore të Juventusit, Cesare Gabasio, dhe të përgjuara gjatë një interviste me d.s. Federico Cherubini, nuk mban firmën e futbollistit portugez dhe ky është një detaj domethënës që mund të ndryshojë ekuilibrat brenda debatit.

KOHA JONË SONDAZH

