Zbulohet e dashura 18-vjeçare e Sergio Aguero
Futbollisti i Manchester City, Sergio Leonel Agüero, e ka nisur sezonin e ri me tre gola në dy ndeshje dhe duke marrë në konsideratë lajmet e fundit, gjërat po i shkojnë mirë edhe jashtë fushe.
Pas ndarjes me Karina, “El Kun” e ka gjetur sërish buzëqeshjen.
Sipas gazetarit argjentinas, Angel de Brito, futbollisti i City po shoqërohet me një modele dhe personazhe e rrjeteve sociale me rreth 50 mijë ndjekës në “Instagram”.
Vajza quhet Lola Magnin dhe gazetari shpërndau një video të çiftit, ku ajo dhe Aguero po pinin nargjile. Lajmi krijoi aq shumë bujë sa 18-vjeçarja u detyrua t’i bëj privat profilet e saj në rrjetet sociale dhe jo të hapura për publikun, si ishin më parë.
KOHA JONË SONDAZH

