FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet “fatura” që duhet të paguajë Barcelona për shkarkimin e Koeman

Barcelona para pak ditësh mori vendimin për të shkarkuar trajnerin Ronald Koeman, por tashmë duhet të përballet edhe me një kosto financiare.  Sipas mediave spanjolle, klubi katalanas e ka dëmshpërblyer teknikun holandez me një shifër rreth 12 milionë euro, ndërsa në total kosto arrin në 16 milionë euro.

Me dëmshpërblimin e siguruar, Koeman hyn në listën e 10 trajnerëve që i kanë kushtuar më tepër klubeve pas shkarkimit.

Antonio Conte kryeson me 31 milionë eurot e marra nga Chelsea në vitin 2018, teksa Mourinho plotëson dy shkallët e tjera të podiumit me 23 milionë euro nga Manchester United në vitin 2018 dhe 21 milionë euro nga Chelsea në vitin 2007.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?