Zbulohet fjalët e përplasjes Mourinho-Pogba: Ti je një virus …
Marrëdhënia mes Jose Mourinho dhe Paul Pogba nuk është aspak e mirë dhe duket se nuk do të jetë kurrë. Ndeshja e fundit e United është pasuar nga një sherr mes portugezit dhe francezit në dhomat e zhveshjes.
Sipas “Daily Record”, këtë herë debati ka qenë më i drejtpërdrejtë. Deri në atë pikë sa një burim brenda United ka bërë të ditur se trajneri e ka përkufizuar Pogba “një virus”.
“Ti nuk luan futboll. Nuk respekton ata që zbresin në fushë dhe ata që janë në shkallët e stadiumit. Vret mentalitetin e njerëzve të mirë dhe të ndershëm që ke pranë”. Këto, sipas “Daily Record”, kanë qenë fjalët e trajnerit portugez kundër yllit të tij.
Francezin mund ta shohim në një tjetër skuadër që në janarin e vitit të ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

