Zbulohet fjalimi i fundit i Allegrit para lojtarëve për largimin nga Juventusi
Massimiliano Allegri prej disa orësh nuk është më një trajner i Juventusit. Një ndarje e dhimbke, por në të njëjtën kohë e qetë dhe me marrëveshje. “Divorci” u zyrtarizua në mesditë pas një takimi me drejtuesit torinez.
Ish-trajneri i kampionëve të Italisë, siç zbulon “La Stampa”, strategu toskan u ka komunikuar lajmin para stërvitjes së të djeshme. Duke folur për lamtumirën e Andre Barzaglit, ai ka zbuluar se edhe për të do të jetë ndeshja e fundit në “Allianz Stadium”.
“Duhet të bëjmë një stërvitje të mirë, të dielën duhet të bëjmë një paraqitje të mirë pasi do të jetë lamtumira e Andreas … por edhe e imja”, u ka thënë Allegri futbollistëve.
Në këtë mënyrë ai u ka thënë Cristiano Ronaldos, Bonuccit, Chiellinit dhe pjesës tjetër të ekipit se nuk do të jetë ai udhëheqësi në sezonin e ardhshëm. Në këtë moment, ata kanë reaguar duke e duartrokitur edhe pse disa prej tyre ishin dukshëm të mërzitur. /Rozalb Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

