Zbulohet formacioni me të cilin Shqipëria do të sfidojë Poloninë

Shqipëria nuk do të ndryshojë shumë në emra krahasuar me sfidat as në duelin shumë të rëndësishëm ndaj Polonisë të kësaj të enjteje që mund të vendosë fatet e kuqezinjve në grupin I kualifikues përsa i përket garës për vendin e dytë.

Edi Reja do të propozojë sërish skemën 3-5-2. Në portë do të jetë kapiteni Etrit Berisha, ndërsa 3-shja e qendrës së mbrojtjes do të përbahet nga Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismajli.

Në mesfushë nga krahët do të veprojnë Hysaj dhe Trashi ndërsa në qendër të në pritje të Nedim Bajramit do të aktivizohen Abrashi, Gjasula dhe Bare.  Në sulm ndërkohë do të konfirmohet dyshja mes Manaj dhe Cikalleshit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?