Zbulohet marrëveshja, Serxhio Zhunior huazohet nga Skënderbeu te Laçi

Serxhio Zhunior do ta vazhdojë te Laçi pjesën e dytë të sezonit. “Panorama Sport” mëson nga burime të klubit kurbinas dhe të vetë lojtarit se sot është arritur marrëveshja për huazimin e brazilianit për gjashtë muajt e ardhshëm.

Laçi ka fituar konkurrencën me Korabin, që gjithashtu kishte shfaqur interesim për huazimin e sulmuesit.

Ky i fundit pritet të jetë menjëherë në dispozicion të ekipit të ri për ndeshjen e së shtunës pikërisht ndaj Korabit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?