FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet shkaku i rrëzimit të helikopterit të presidentit të Leicesterit

Para disa ditësh, presidenti i ekipit të Leicesterit, Vichai Srivaddhanaprabha bashkë me 4 persona të tjerë humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik. Helikopteri i tij personal u rrëzua sapo u ngrit nga stadiumi duke iu shkaktuar vdekjen e menjëhershme personave që ndodheshin në bord.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat britanike në një raport nga Bordi për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (AAIB) rrëzimi erdhi si pasojë një gabimi teknik Helikopteri. Sipas të dhënave nga kutia e zezë, helikopteri mori kthesë të papritur në të djathtë kur pedali është dashur në fakt ta drejtonte atë në të majtë.

Ky mendohet të jetë edhe shkaku që ka rrëzuar helikopterin duke përfunduar në tragjedi. Helikopteri kishte bërë katër fluturime të suksesshme më parë gjatë ditës, duke sjellë Vichai dhe miqtë e tij nga Londra për të parë ndeshjen e Leicester City dhe më pas duke bërë një fluturim të shkurtër në stadiumin “King Poëer” për t’i larguar pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?