FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet shuma e frikshme që përfituan ekipet në fazën e grupeve në Champions

Faza e grupeve ka dhënë frutet e para sa i përket aspektit ekonomik për 16 skuadrat që kanë siguruar nje biletë për në fazën tjetër në Champions League. 15.25 milionë euro ishin të garantuar vetëm nga pjesëmarrja, 9.5 milionë nga kalimi i turit, ndërkohë që pjesa tjetër është në varësi të rezultatve. 2.7 milionë euro për çdo fitore dhe 900 mijë euro për çdo barazim, pa marrë parasysh të ardhurat nga të drejtat televizive (market pool).

Porto është ekipi që ka përfituar më shumë deri më tani, 38.3 milionë euro, e ndjekur nga Bayerni dhe Barcelona me 36.9 milionë euro. City, Dortmund dhe Atletico kanë përfituar 36.2 milionë euro, ndërkohë që pas tyre vijnë Juventus, Reali dhe Ajax me 35.5 milionë euro. /Koha Jone/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?