Zbulohet statuja e Majlinda Kelmendit në Pejë: Ketu e nisa dhe u bëra kampione!
Ditën e sotme në Pejë është përuruar shtatorja e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, e vetmja sportiste nga Kosova me medalje të artë në eventin më të rëndësishëm të sportit në botë.
Ajo fitoi medalje të artë në kategorinë -52 kg të xhudos në Lojërat “Olimpike RIO 2016”. Kjo statujë e xhudistes me famë botërore është ndërtuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
“Sot është një ditë historike jo vetëm për ju. Ashtu si po e përjetoni ju, unë po e përjetoj edhe dy herë më shumë. Kam shumë emocione, faleminderit shumë që keni ardhur! Shumë njerëz më kanë pyetur a duhej të ishte vendosur statuja në Prishtinë, por mendoj se është më mirë që është këtu, në Pejë, ku kam lindur dhe e kam filluar karrierën.
Besoj se kjo statujë do t’i motivojë shumë fëmijët në Kosovë dhe do t’i bindë që edhe ata mund të arrijnë suksese si unë. Gjithçka që kam arritur, e kam filluar prej këtij vendi të vogël dhe i kam arritur majat botërore. Faleminderit shumë,” tha Kelmendi.

KOHA JONË SONDAZH

