Ze Maria: Do të rimendoj pozicionin tim, ndeshjen e vendosi vetëm një rast

Trajneri i Tiranës, Ze Maria ka mbetur i zhgënjyer pas disfatës ndaj Partizanit, por strategu brazilian ishte i bindur se diferencën në fushën e lojës e bëri vetëm momenti i golit. Strategu i njohur mori të gjitha përgjegjësit e humbjes, duke theksuar se do të rimendojë pozicionin e tij, por nuk mendon dorëheqjen pavarësisht rezultateve negative.

“Fituan sepse shënuan në rastin e vetëm që patën. Ne patëm një shans para golit dhe nuk shënuam, mendoj se shënuan me të vetmin shans që kishin në ndeshje. Kështu është futbolli. Siç e thashë para ndeshjes, pozicioni im është gjithmonë në diskutim, Siç e dini, dy vite më parë ranë nga kategoria dhe nuk fituan në ndeshjet e para, nuk mendoj se është rezultati më i keq në histori. Por tani mbaroi kjo ndeshje, të shohim çfarë do të ndodhë.

Sot nuk bëmë mirë, dua të jem i sinqertë, nuk luajtëm mirë si në ndeshjet e tjera. Nuk e merituam të fitonim ndeshjen, por nuk e meritonim as të humbnim, por ky është opinioni im. Kishim vetëm një problem në fillim të ndeshjes që Oduamadin ishte i dëmtuar. Nuk pashë një pritje nga Lika, ndoshta në studio janë parë gjëra ndryshe nga ajo që kam parë unë. Çdo herë mundohesh të fitosh me lojtarë që ke në duar. Nuk jam këtu për të qarë për lojtarët që nuk kam, kam ato me të cilët kam për të punuar deri në janar, ndaj ka marrë fund gjithçka në këtë aspekt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk di çfarë ndodh në Shqipëri! Sa herë humb Tirana shkarkoni trajnerin. Nëse më pyesni pas çdo ndeshjeje gjithmonë, unë përgjigjem njëlloj. Sa herë humbet je gjithmonë në rrezik, ndaj është gjithmonë e njëjta. Duhet të mendojmë, analizojmë ndeshjen, të analizojmë gabimet. Për këtë flas unë”, deklaroi Gega.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?