Ze Maria: Duam fitoren në Korçë, më pas mendojmë për Partizanin

Pas fitores ndaj Luftëtarit, trajneri i Tiranës kërkon suksesin e radhës, teksa këtë herë do të ketë një transfertë delikate ndaj Skënderbeut. Strategu brazilian kërkon që të marrë vetëm 3 pikë në duelin e radhës.

“Nuk kënaqem me barazimin. Skënderbeu ka një ekip shumë të mirë, janë kampionët në fuqi dhe për këtë meritojnë respekt. Do të kërkojmë të dalim me pikë të plota nga kjo ndeshje. Gjendja e skuadrës është relativisht e mirë. Me përjashtim të Hoxhallarit, të gjithë futbollistët e tjerë do t’i kem në dispozicion. Kështu që shpresojmë që të arrijmë rezultat pozitive.”

Çështja Karabeci? Erando është një futbollist profesionist, por duhet të presë edhe pak. Skuadra nuk do të ketë shumë ndryshim nga hera e fundit. Grupi bëri një ndeshje të mirë kundër Luftëtarit duke marrë një fitore të rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në çdo ndeshje ne kërkojmë pikët e plota. Prandaj nuk kam pse të bëj dallime. Ne mund të marrim 6 pikë në këto dy ndeshje, por Partizanin do të mendoj vetëm pas ndeshjes së Kupës. Në sulm kemi shumë alternativa. Nëse nuk luan Blazhevski, atëherë kemi Ngo dhe Grecën. Lojtarët e sulmit janë duke dhënë më të mirën e tyre dhe kjo gjë më lumturon jashtë mase”, deklaroi Ze Maria.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?