FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ze Maria: Goli na stresoi, tani kam më të mirë se Karabeci

Trajneri i Tiranës, Ze Maria foli pas ndeshjes kundër Luftëtarit, ku mori një fitore shumë të rëndësishme. Një ndeshje me shumë presion te të dyja skuadrat, por në fund Ze Maria doli triumfues.

E kishit menduar një fitore të tillë me një lojtar më pak?

Kisha menduar fitoren, sot e rëndësishme ishte të fitonim ndeshjen, pak rëndësi ka rezultati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamë sërish debutues te Tirana.

Swiss Digital Mobile Reklama

Imamin e kisha parë në miqësore, dhe kur thashë se pas ndeshjes së tretë do shihni një Tiranë tjetër, për këtë skuadër me dëshirë e kisha fjalën. Tani duhet të punojmë për ndeshjen me Kukësin.

Stres i madh te ekipi, a mendoni se ka ikur pas kësaj fitoreje?

Hoxhallari është një lojtar i rëndësishëm për ne. Skuadra është futur në stres pas golit të shënuar, përpara publikut. Jemi rikthyer të luajmë pas golit të pësuar. I kam thënë skuadrës të luajmë të qetë edhe kur shënojmë, dhe të mos ekzaltohemi.

Sa e vështirë ishte t’i thoshit kapitenit se do ishte në stol?

Kapiteni është një lojtar serioz dhe profesionist. Kam komunikuar me të, dhe i kam treguar se në futboll duhen bërë disa zgjedhje. Ai do të ketë hapësirat e tij, dhe në këtë moment thjesht u zgjodhën disa të tjerë.

Me rikthimin e Ngos, do ndryshojë faza e sulmit te Tirana?

Majkëll është një zgjidhje që e kemi në skuadër. Ai është një lojtar i mirë, dhe bëri mirë sot në sulm. Gjithsesi, në fushë do të jenë ata që janë më në formë. Ngo do të jetë një alternativë më shumë cilësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?