FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zeneli shpallet futbollisti i vitit në Kosovë, ja të gjitha çmimet

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, është shpallur futbollisti më i mirë për vitin 2018 në Kosovë. Zeneli u vlerësua si lojtari më i mirë pas ndeshjeve shumë të mira në Ligën e Kombeve, ku shënoi tripletë në ndeshjen vendimtare ndaj Azerbaixhanit.

Arbër Zeneli ka bërë paraqitje fantastike edhe në Holandë me Heerenven, duke qenë futbollisti me më shumë asist në kampionatin holandez. Xhevdet Shabani është shpallur futbollisti më i mirë në Superligën e Kosovës. Ai u zgjodh nga votat e 20 redaksive të sportit në televizionet, radiot, gazetat dhe portalet e Kosovës.

Bekim Isufi është shpallur trajneri më i mirë pasi u shpall kampion me Dritën. Betim Haxhimusa, Alban Shillova dhe Kastriot Rexha të tre bashkë kanë ndarë çmimin e golashënuesit më të mirë, pasi kanë shënuar 13 gola sezonin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?