FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zeniti befason Napolin, ka gati 27 milionë euro për Sarrin

Mauricio Sarri është drejt largimit nga Napoli. Kontaktet midis trajnerit dhe Aurelio De Laurentis kanë qenë të shpeshta në ditët e fundit, por qëndrimi te Napoli nuk është ende i sigurt. Në orët e fundit është shfaqur edhe një opsion i ri.

Nuk është Çelsi klubi që mund të paguajë klauzolën prej 8 milionë eurosh të largimit të Sarrit nga Napoli, por Zeniti i Shën Petersburgut. Drejtuesit e klubit rus janë të fiksuar pas trajnerëve italianë dhe pas Spaletit e Mançinit synojnë Sarrin.

Zeniti i ka ofruar një kontratë 3-vjeçare me një pagë prej 8-9 milionë euro në sezonit teknikut aktual të Napolit i cili ka ende dyshime se cilin klub duhet të zgjedhë për të vazhduar karrierën. Sarri ka marrë disa ditë për të reflektuar, në pritje të një telefonate nga Londra. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?