FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zeqiri nuk mjafton për Augsburgun, Dortmundi fiton edhe pa Haaland (VIDEO)

Borussia Dortmund është rikthyer te fitoret në Bundesligë, duke marrë një fitore me vështirësi 2-1 ndaj Augsburg. Guerrero zhbllokoi duelin që në minutën e 10-të falë një penalltie të konkretizuar në rrjetë.

Miqtë do të reagonin mjaft mirë duke vendosur baraspeshën në minutën e 35-të. Andi Zeqiri shfrytëzon më së miri një top të përplasur fillimisht në shtyllë. Goli i sulmuesit shqiptar gjithsesi nuk do të mjaftonte për Augsburgun.

Në fillimin e pjesës së dytë. Julian Brandt shënon me një goditje të bukur me të majtën në hyrje të zonës. Në këtë sfidë Dortmundi nuk kishte në dispozicion Haaland për shkak dëmtimi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?