Zgjidhet kapiteni i përhershëm i kombëtares, ja kë kanë vendosur lojtarët
Shqipëria do të zbresë pas pak minutash në fushën e lojës për të luajtur sfidën miqësore ndaj Jordanisë. Një ndër temat më të nxehta në grumbullimet e fundit ka qenë edhe çështja e kapitenit, teksa trajneri Panucci ka vendosur që gjithmonë të jetë ai që ka më shumë ndeshje.
Dje tekniku italian njoftoi se këtë gjë tani e mbrapa do ta vendosin futbollistët. Ata kanë rënë dakord që kapiteni i përhershëm i kuqezinjve të jetë Mërgim Mavraj, ndërkohë që zëvendës-kapiten të jetë Andi Lila.
Mbetet për t’u zbuluar dhe zëvendës-kapiteni tjetër, ndërkohë që tashmë kjo çështje është zgjidhur dhe mbetet të shohim se cilat do të jenë frytet e kësaj përzgjedhje. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

