“Zhduket” Champions League, ja ekipet dhe si do të duket formati i ri
Champions League mund të ndryshojë sërish formatin në të ardhmen. Prej kohësh është duke u diskutuar nga UEFA-s dhe ECA, se si do të jetë ky kompeticion.. Në Spanjë ndërkohë kanë filluar që të zbulojnë detaje rreth këtij takimi. Sipas “Cadena Cope”, në këtë takim ka pasur disa prapaskena për sa i përket formatit që pritet të luhet që prej vitit 2024. Në këtë kompeticion të ri është konfirmuar ideja e sistemit gjysmë të mbyllur, me rënie nga kategoria dhe ngjitje në të.
Ndërkohë, në total do të ketë 32 skuadra, të cilat do të ndahen në katër grupe me 8 skuadra për një total prej 14 ndeshjesh në vit. Ndeshjet e këtij kompeticioni do të luheshin në fundjavë dhe kampionatet kombëtare do të shtyheshin për ditën e martë dhe të mërkurën.
Lista e plote e klubeve: Atlético Madrid, Real Madrid, Barcelona, Roma, Milan, Inter, Juventus, Olympique Lyon, Bayern Monaco, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Arsenal, Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Liverpool.
KOHA JONË SONDAZH

