FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zhgëneu në Beograd, Hysaj rrezikon të mbetet në stol te Napoli

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti mbeti shumë i zhgënjyer nga barazimi që skuadra e tyre mori në Beograd përballë Zrvena Zvezdën. Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane tekniku italian menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në Beograd shkoi në dhomat e zhveshjes për të bërë kritikat e tij sidomos për fazën sulmuese. “Ne ishim të ngadaltë” mësohet të ketë thënë trajneri napolitan.

Në ndeshjen që skuadra do të zhvillojë me Torinon në Seria A, priten tre ndryshime të bujshme në formacion. Malkuit do të jetë ai që do të ulë në stol mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ndërkohë në mesfushë do të hapet vend për Hamsik, ndërsa në sulm do të luajë Mertens në vend të një Milik i cili ka qenë në hije këto ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?