Zidane drejt United? Strategu francez telefonon Mourinhon

Zinedine Zidane është kandidati numër një për të zënë vendin e Jose Mourinhos, në rast se strategu portugez do të largohet nga drejtimi i Manchester United. Sipas mediave angleze, ish-tekniku i Realit të Madridit, ka telefonuar “Special One” për ta siguruar se nuk po bën asnjë komplot kundër tij, në mënyrë që francezi të bëhet trajneri i ri i “Djajve të Kuq”.

Emri i Zidane është lidhur shumë me stolin e United këtë periudhë, me Mourinhon i cili është nën presion të madh, pas rezultateve të dobëta, por dhe problemeve me disa nga yjet e ekipit, si Paul Pogba, Marcus Rashford apo dhe së fundmi Alexis Sanchez, i cili nuk u la as në stol në humbjen kundër West Ham.

Por, Zizou e ka siguruar portugezin se aktualisht nuk ka asnjë bisedim, dhe e vetmja gjë që ka ndodhur, është se përfaqësuesit e 46-vjeçarit e kanë pyetur nëse do ti pëlqente kjo punë në të ardhmen, në rast se do të ishte e mundur.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?