FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidane: Kaq mundemi, sa mirë që u mbyll ky sezon

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk e ka fshehur zhgënjimin e madh pas humbjes së radhës në kampionat ndaj Real Betis. Duke folur pas ndeshjes strategu francez ka sqaruar situatën.

“Është e qartë, nuk është se ne nuk duam, por nuk mundemi, gjëja më e mirë që mund të na ndodhë është do të kemi kohë për të menduar për sezonin e ardhshëm. Duhet ta pranojmë se si ishte ky sezon dhe nuk duhet ta harrojmë. Duhet ta mbajmë mend shumë mirë në të ardhmen, do të na shërbejë.

Nuk them se do të fitojmë gjatë gjithë sezonit të ardhshëm, por ne do të kemi një sezon të mirë. Jam i bindur. Nuk ka justifikime, ne nuk kërkojmë alibi. Është e komplikuar. Ju thashë se duhet të provojmë dhe ja ku mbaroi. Të gjithë do të shkojnë të pushojnë dhe do të kthehen më entuziast”, deklaroi Zidane. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?