Zidane kërkon të shesë Iskon, zbulohen 5 ekipet në garë për spanjollin

Zinedine Zidane do të qëndrojë te Reali i Madridit edhe sezonin e ardhshëm, teksa një ndër prioritet e francezit është shitja e Iskos. Strategu francez ka mbetur i pakënaqur nga rendimenti i mesfushori spanjoll këtë sezon, teksa ka shprehur dëshirë për të rikthyer James Rodriguez nga Bajerni i Mynihut.

Isko ka rinovuar kontratën deri në 2022-in, me një klauzolë 700 milionë euro, kërkohet nga 5 skuadra të mëdha. Mes këtyre, siç ka shkruar e përditshmja spanjolle “AS” është Juventusi, Siti, Liverpul, Bajern dhe Arsenali.

Bardhezinjtë e ndjekin që nga koha kur luante te Malaga, por mesfushori spanjoll zgjodhi që të transferohej në Madrid. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?