Zidane mendon për një shkëmbim të çmendur në merkato e verës
Zinedine Zidane është gati për të bërë ndryshime të mëdha në verën e këtij vitit. Trajneri francez kërkon që të blejë me çdo kusht sulmuesin Eden Hazard dhe për këtë qëllim është gati që ta shkëmbejë me uellsianin Garet Bejl.
Siç raportojnë mediat spanjolle, prej disa kohësh sulmuesi 27-vjeçar është përfolur për një transferim të mundshëm në ‘Santiago Bernabeu’, por mund të jetë pikërisht merkato e radhës, ajo që mund te sjellë konkretizimin e këtij operacioni, me klubin mbretëror që kërkon të përforcojë organikën e tij pas betejës së humbur me Barcelonën kryesuese këtë sezon në La Liga.
Pozitat e teknikut francez janë dukshëm të ndikuara nga rezultati i fundit të sezonit dhe nëse qëndrimi i tij do të konfirmohet, atëherë Zidane është i vendosur të sjellë në Madrid belgun Hazard. Ylli i Çelsit ka një kontratë të vlefshme që parashikon qëndrimin e tij tek Blutë e Londrës edhe për dy vjet e gjysmë, por vetë 27-vjeçari nuk dëshiron më të qëndrojë në Premier League, duke justifikuar spekulimet mediatike.
Hazard ka vendosur të mos rinovojë me klubin anglez, çka shton probabilitetin e rikthimit të uellsianit Bejl në Angli, në kuadër të këtij shkëmbimi.
KOHA JONË SONDAZH

