FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidane: Nuk është koha për spastrime, shpresoj që Varane të qëndrojë

Zinedine Zidane ka dalë para mediave për të folur për sfidën e mesjavës kundër Valencias, teksa ka analizuar momentin që po kalon ekipi i tij, ndërkohë që ka komentuar edhe zërat për një largim të Varane.

“Me Valencian ndeshja është e bukur, nga ato që u pëlqejnë futbollistëve. Do të luhet shumë vonë, por nuk ka problem. Djali Luca? Nuk më interesojnë fare ato që thuhen, kush më njeh e di mirë se Luca është këtu për meritat e tij, asgjë më shumë. Është një lojtar i Realit që kur ishte 16 vjeç, si Carvajal. Nuk më intereson shumë nëse njerëzit merren me aspektin personal.

Varane? Nuk dua që Reali të mbetet pa Varane, është një lojtar i ri, që ka shumë vite këtu dhe po bën gjëra të mira. Ka shumë spekulime, por ai është i qetë dhe nuk më ka thënë asgjë. Thuhen shumë gjëra për sezonin e ardhshëm, por duhet respekt për gjithë lojtarët që janë këtu. Të flasësh për spastrim më duket mungesë respekti. Do bëjmë ndryshime, por nuk është momenti që të flasim për to”, deklaroi Zidane.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?