Zidane tek United? Menaxheri i francezit befason me deklaratat e tij
Alin Migliaçio, menaxheri i Zinedine Zidane ka mohuar zërat se francezi dëshiron të marrë drejtimin e Manchester United.
Në një intervistë për gazetën franceze “Le Journal du Dimanche”, ka folur mbi zgjedhjen e ish-trajnerit të Real Madrid.
Ai tha:
Zinedine e ka bërë zgjedhjen e tij. Ai ka vendosur të bëjë një vit pushim dhe kjo do të respektohet.”
Lidhur me zërat se Zidane dëshiron të zërë vendin e Mourinhos tek United, Alain hodhi poshtë këtë hipotezë.
Agjenti u shpreh:
Unë nuk mendoj se Zidane do të stërvitë në Angli, futbolli atje nuk është në stilin e tij. Kam folur me të dhe kjo ide nuk e tërheq atë .“
Më tej ai shtoi shumë dyshimet lidhur me kalimin e francezit tek Juventus dhe një ribashkim të tij me Ronaldon.
Migliaçio tha:
Juventusi ka një projekt të bukur. Me Juventusin, Zidane ka një histori, ndaj ribashkimi mund të funksionojë.”
Kujtojmë se ai mund të ndihmojë ekipin italian të triumfojë në Ligën e Kampionëve, pasi tek Real Madrid fitoi dy Champions në dy vite.
KOHA JONË SONDAZH

