Ziyech “tërbon” trajnerin dhe përjashtohet nga Maroku

Hakim Ziyech ka shfaqur një sjellje të papranueshme për trajnerin e përfaqësueses, duke e detyruar këtë fundit ta përjashtojë nga ekipi.

Trajneri Vahid Halilhodzic mori këtë vendin duke hequr dorë kështu nga një prej futbollistëve më të mirë që ka në organikë për ndeshjet me Guinenë dhe Sudanin të vlefshme për kualifikueset e “Katar 2022”.

“Arsyeja? Një sjellje e papranueshme. Sjellja e tij nuk ishte ajo e një lideri, e një lojtari që duhet të përfaqësojë një model. Hakim erdhi vonë, pastaj refuzoi të hyjë në fushë. Skuadra kombëtare vjen e para”, përfundoi  Halilhodzic.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?