Zlatan: Unë McGregori i futbollit

Conor McGregor është padyshim njeriu i momentit në botën e sportit. Edhe pse dështoi për të marrë titullin e peshave të lehta të UFC përballë Khabib Nurmagomedov, irlandezi është i njohur për karakterin e tij impulsiv.

Një fakt të tillë e ka “nuhatur” edhe ylli i Los Angelos Galaxy, Zlatan Ibrahimovic që në një intervistë për mediat amerikane e ka krahasuar veten me 30 vjeçarin. Ai ka pohuar se McGregor është një Zlatan në MMA, ndërsa Ibra një Conor në futboll.

“Ai është Ibrahimoviç i arteve marciale dhe unë jam McGregor i futbollit. Shoh shumë besim tek ai dhe ai do të rikthehet te fitorja. Conor ka forcë dhe mund t’ju rrëzojë nga çdo kënd. Ai beson në veten e tij si unë. Duhet të besoni në veten tuaj. Nëse jemi mirë psikologjikisht e keni fituar 50 % të sfidës”-përfundoi Ibrakadabra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kohët e fundit Ibra po përflitet për një rikthim te Milani, me suedezin që duket se ka zgjedhur fanellën kuqezi për t’i dhënë fund një karrierë të suksesshme me gola spektakolarë, ndërsa titujt e rëndësishëm kanë mbetur vetëm një ëndërr.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?